Koha e parashikuar e leximit: 4 minuta
28 prill 2025
Krijimi i sistemeve shëndetësore që i kanë bërë japonezët ndër njerëzit më jetëgjatë në botë.
Ai vetë drejtoi një mënyrë jetese aktive. Pas moshës 75-vjeçare shkroi 150 libra dhe pasi mbushi moshën 100-vjeçare vazhdoi të trajtojë njerëzit dhe të mbajë ligjërata.
Hinohara vdiq në moshën 105-vjeçare më 18 korrik 2017. Ai ishte jo vetëm drejtor i spitalit të nivelit botëror Shën Luka, por u bë edhe dirigjent në moshën 90-vjeçare, duke performuar mbrëmje muzikore për pacientët e tij.
Mjeku ka përcaktuar rregulla për jetëgjatësinë, disa prej të cilave janë të papritura.
1. Njerëzit marrin energji nga argëtimi, jo nga ushqimi apo gjumi. Mbani mend se si harronit të hani kur luanit si fëmijë dhe nuk kishit nevojë të flinit. Pra, mos e stresoni trupin tuaj me dieta apo orare strikte të gjumit.
2. Njerëzit e çdo race apo kombësie mund të jetojnë gjatë. Ata kanë një gjë të përbashkët: nuk ka asnjë person obez mes atyre që jetojnë gjatë.
Për shembull, unë pi kafe, qumësht ose lëng portokalli me një lugë vaj ulliri për mëngjes (i cili është i mirë për arteriet dhe lëkurën). Për drekë kam qumësht me biskota, ose asgjë, nëse jam shumë i zënë. Kur jam duke punuar, nuk ndihem fare i uritur. Për darkë ha perime dhe pak peshk me oriz. Dy herë në javë ha 100 gram mish pa dhjamë.
3. Planifikoni për të ardhmen e largët. Ditari im, për shembull, është plot me takime deri vitin e ardhshëm.
4. Pensionimi nuk është i nevojshëm.
5. Ndani përvojat dhe informacionet tuaja me të tjerët. Unë jap 150 leksione në vit. Ligjëratat e mia zgjasin nga një orë deri në një orë e gjysmë.
6. Kur një mjek rekomandon ndonjë analizë apo operacion, pyeteni: A do t’ua rekomandonte të njëjtën gjë fëmijëve, bashkëshortes apo të afërmve të tjerë? Mjekët nuk mund të kurojnë gjithçka.
7. Për të qëndruar të shëndetshëm, ngjitni vetë shkallëve.
8. Më pëlqen poezia e Robert Browning, Abbot Vogler, e cila thotë se duhet të vendosësh synime të mëdha për veten, në art dhe në jetë. Nëse do të vizatoni një rreth, ai duhet të jetë aq i madh sa të mos arrini ta vizatoni kurrë gjatë gjithë jetës. Ne shohim vetëm një pjesë të këtij rrethi, ju shihni një hark, pjesa tjetër është përtej shikimit tonë dhe jetës sonë.
9. Dhimbja është një gjë misterioze dhe mënyra më e mirë për ta përballuar atë është të gjesh diçka interesante. Kur një fëmijë ka dhimbje dhëmbi, është e nevojshme ta angazhoni atë në një lojë, kështu që ai do ta harrojë menjëherë dhimbjen. Spitalet duhet të kujdesen për këtë. Ne argëtohemi shumë në Spitalin St. Luke: muzikë, dhe terapi arti. E gjithë kjo ndihmon shumë.
10. Hiqni dorë sa më shumë nga gjërat materiale. Mbani mend: askush nuk e di se kur do të vdesin.
11. Spitalet duhet të përgatiten për të përballuar fatkeqësitë e mëdha dhe duhet të pranojnë këdo që troket në derë. Spitali ynë është projektuar në mënyrë që të mund të kryeni operacion, nëse është e nevojshme, kudo: në bodrum, në korridore, në objekte fetare.
12. Vetëm shkenca nuk mund t’i ndihmojë njerëzit. Sëmundjet janë të lidhura ngushtë me shpirtin tonë. Për të kuptuar sëmundjen dhe për të ndihmuar njerëzit, ne kemi nevojë jo vetëm për shkencën, por edhe për artin.
13. Jeta është plot surpriza. Kur isha 59 vjeç, më 31 mars 1970, fluturova nga Tokio për në Fukuoka. Avioni u rrëmbye nga anëtarët e celulës komuniste të Ushtrisë së Kuqe. Për katër ditët e ardhshme, i kalova i lidhur me pranga në një karrige në nxehtësi 40 gradë. Si mjek, e vëzhgoja veten dhe u mahnita me aftësinë e trupit për t’u përshtatur me krizat.
14. Të jetosh gjatë është një gjë e mrekullueshme. Ne kujdesemi për familjen tonë deri në moshën 60-vjeçare dhe pas kësaj duhet të punojmë për të mirën e të gjithë komunitetit. Që kur kam mbushur 65 vjeç, kam punuar falas, 18 orë në ditë, shtatë ditë në javë dhe kam shijuar çdo minutë.
Himohara njihet si ‘thesari i gjallë i Japonisë’ dhe përshkruhet si ‘mjeku jokonvencional…’.