Kurti pas fitores së Kosovës: krenarë për djemtë tanë dhe qëndrimin e pathyeshëm

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur fitoren e kombëtares së Kosovës ndaj Lituanisë, duke e cilësuar si një përmbyllje të suksesshme të këtij cikli garash.

“Mbrëmë, një gol i hershëm mjaftoi për të siguruar fitoren. Djemtë tanë e përmbyllën këtë cikël me sukses, dhe tani na presin mundësi të reja për të ecur përpara. Na kanë gëzuar me lojën e tyre të bukur dhe na kanë bërë krenarë me qëndrimin e pathyeshëm. Suksese në të ardhmen!”, ka shkruar Kurti në një mesazh urimi.

Scroll to Top