Një studim ka zbuluar se ecja mund të rrisë produktivitetin dhe kreativitetin, duke përmirësuar përqendrimin dhe duke ulur stresin.
Sipas ekspertëve, ecja stimulon rrjedhjen e gjakut në tru, duke ofruar më shumë oksigjen dhe ndihmuar në zhvillimin e ideve kreative.
Studimi i vitit 2014 “Jepuni ideve tuaja këmbë: Efektet pozitive të ecjes në të menduarit kreativ” nga Marily Oppezzo dhe Daniel L. Schwartz, ka treguar se kreativiteti rritet me 60% gjatë ecjes krahasuar me uljen. Po ashtu, ecja në natyrë mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës dhe fleksibilitetit kognitiv, falë teorisë së rikthimit të vëmendjes.
Ekspertët sugjerojnë që ecja mund të jetë një mjet efektiv për të rikthyer energjinë dhe për të kapërcyer bllokimet mendore gjatë punës.