Ministri Vitia: IVF në QKUK pritet të nisë në dhjetor, kanë ardhur të gjitha aparaturat

Ministri Vitia: IVF në QKUK pritet të nisë në dhjetor, kanë ardhur të gjitha aparaturat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se procesi i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) pritet të nisë së ofruari si shërbim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në dhjetor.

Procesi i IVF deri tani është kryer vetëm në spitalet private.

Vitia theksoi se ofrimi i shërbimit të IVF-it do të nisë në kuadër të Udhëzimit Administrativ të ish-ministrit Ferid Agani, deri atëherë kur do të arrijë të aprovohet ligji i ri.

Por, Ky udhëzim administrativ nuk ndalon të gjitha ato që disa po thonë që ky udhëzim është i mjaftueshëm dhe i ndalon të gjitha ato që po mundohemi t’i themi ne si e drejtë e pamohueshme e secilës grua për të qenë nënë. Dhe në këtë drejtim, ne mund ta bëjmë dhe funksionalizojmë edhe me Udhëzimin administrativ… nuk e kam hallin te shëndetësia publike, ose në shërbimin publik sepse është pjesë e monitoruar mirë… por e kam hallin në sektorin privat mund të vazhdojë e njëjta siç ka vazhduar më herët.

Duke mos pas bazë ligjore fatkeqësisht nuk mund të bëjmë sanksionime të cilat janë të domosdoshme dhe ky ligj i kishte rregulluar të gjitha këto sepse Udhëzimi Administrativ aktual i lejon edhe ato që të tjerët po thonë se si lejon, por në anën tjetër as nuk na mundëson monitorim dhe sanksionim të institucioneve qofshin ato publike apo private, për t’i sanksionuar për shkelje potenciale që mund të ndodhin”, ka thënë ai në konferencë për media.

Ministri Vitia foli edhe për atë se kur do të nisë së funksionalizuari si shërbim në QKUK.

“Do të fillojë gjatë këtij viti, d.m.th fillimi i dhjetorit, dy javët e para të dhjetorit. Kanë ardhur të gjitha aparaturat. Përveç pjesë së aparaturave dhe procedurave aty nevojitet edhe barna të caktuara, hormon-stimuluese që në bashkëpunim me komunitetin kyç për listën e barnave esenciale janë futur në listën e barnave esenciale”, tha ai.

Sipas tij, deri në mes të dhjetori ky shërbim ofrohet pa kosto në dy procedurat e para, por siç tha ministri Vitia edhe me kosto shumë më të ultë se në privat pas procedurës së tretë.

Scroll to Top