KQZ paralajmeron mbledhje

KQZ sot paralajmëron mbledhje, këto janë temat që do të trajtohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e paralajmëruar për sot do të trajtojë disa pika të rendit të ditës.

Sipas njoftimit të KQZ-së sot do të shqyrtohet rekomandimi për regjistrimin e partisë politike Bashkimi Demokratik.

Poashtu në këtë mbledhje do të raportohet për aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së dhe do të ketë raport të Këshillave të KQZ-së.

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së2. Procesverbali i mbledhjes së KQZ Nr.58 dhe 59/2024

3 Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ

4.Aktivitetet e Zyrës4.1 Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politik BASHKIMI DEMOKRATIK

5. Raport i Këshillave të KQZ

5.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së Qendrave të Votimit

5.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Specifikave teknike për shtypjen e distinktivëve për procesin e Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025 dhe Zgjedhjet Lokale 2025

5.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i projektit- Fushatë ndërgjegjësuese për promovimin e barazisë gjinore në proceset zgjedhore

5.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të aktiviteteve për edukim dhe informim dhe materialeve të tjera

5.1.5. Formimin i Këshillit për Informim Publik

5.2. Këshilli për Personel5.2.1. Njoftim lidhur me procesin realizimit te rekrutimit për pozitat e përhershme dhe te përkohshme

5.2.2. Shqyrtimi dhe aprovimi i listës se kandidateve potencial për pozitën:  Udhëheqësi I Njësisë për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike në ZRCKFSP

Scroll to Top