Arrestohen tetë të mitur në Malishevë, policia jep detaje shtesë

Tetë të mitur janë arrestuar pasi ishin përfshirë në një rrahje mes tyre të enjten rreth orës 14:05, në Malishevë.

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.

Siç tha një ditë më parë për Telegrafi drejtori i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Lumni Graishta të miturit janë nxënës të shkollave të mesme. /Telegrafi/

Scroll to Top