Takimi-Shqipëri-BE

Takimi Shqipëri-BE/ Kreu i delegacionit, Tarquinio: Shqipëria ka bërë ndryshime të mëdha

Në Tiranë është duke u zhvilluar takimi i 18 i Komitetit Parlamentar të Stabilizim – Asociimit BE – Shqipëri, nga ku bashkëkryetari, deputeti socialist Toni Gogu çmoi se progresi i deritanishëm i Shqipërisë me BE-n në rrugën e integrimit është gjithashtu edhe fryt i unitetit të treguar në spektrin politik shqiptar.

“Angazhimi ynë i përbashkët për të ardhmen evropiane të Shqipërisë i ka treguar botës se, pavarësisht dallimeve tona, ne qëndrojmë së bashku në këtë mision kombëtar. Tani, me ekipin tonë negociator në Bruksel, na takon ne të vazhdojmë t’i përkthejmë aspiratat tona në veprime legjislative dhe rezultate konkrete që përputhen me standardet e BE-së”, tha Toni Gogu.

Marco Tarquini kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian tha se ky komitet mblidhet në një kohë kur ngjarje të mëdha kanë ndodhur dhe pritet të ndodhin.

“Ne po e bëjmë këtë takim bashkë të gjitha partitë politike shqiptare dhe kjo ka një rëndësi të posacme për vendin tuaj drejt BE-s. Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri, por ndërkohë kemi edhe zhvillime interesante të ndryshme në këtë vend tani dhe ne duam të jemi në anën tuaj. Ne duam t’ju mbështesim në përpjekjet tuaja gjithashtu. Reformat në parlamentin shqiptar kanë filluar tashmë të mishërojnë shpresat e ndryshme që ka Parlamenti Evropian dhe sigurisht edhe shpresën për t’u bërë vend anëtar.Ju doni të bëheni pjesë e BE dhe shpresa është kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Scroll to Top