Arrestohet një person, kërcënoi nënën e tij

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

06 Janar 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë.

Një person e ka kërcënuar me vrasje nënën e tij.

Viktima, është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë, me ç’rast i dyshuar edhe është arrestuar.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Zëdhënësi Valon Preteni, tha për Klankosova.tv se ndaj të dyshuarit është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Jemi në pritje të vendimit të gjykatës. Besoj që sot do të bëhet caktimi i paraburgimit”, tha Preteni.

Scroll to Top