Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 Janar 2025
Taulant Seferi shpreson që viti 2025 të shënojë një arritje shumë të madhe për futbollin shqiptar, siç është kualifikimi në Botërorin 2025. Sulmuesi i Kombëtares, në një intervistë për “Sport News” në “News 24”, ka treguar objektivat që synon të arrijë gjatë këtij viti me kuqezinjtë.
Seferi ka folur veçanërisht për përballjet me rivalët e kuqezinjve, Anglinë e Serbinë, duke theksuar se ndeshja në Beograd do të jetë padyshim shumë e veçantë.
“Gjithmonë e mendoj një gol ndaj Serbisë. Nuk dua të merrem me provokime, do Zoti do shënoj dhe të bëj krenarë gjithë shqiptarët. Ne e mendojmë anën tonë profesionale dhe do shkojmë atje ta tregojmë veten. E kam thënë edhe diku tjetër që duhet të kemi mendjen e ftohtë, kokën e ftohtë dhe zemrën flakë“, ka thënë mes tjerash ai.