tara

Presidentja e Kosovës kërkoi mbrojtje të shqiptarëve në RMV, Taravari: Osmani ndonjëherë është viktimë e informacioneve të rrejshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën e përbashkët plenare të parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë, që mbajti të premten, bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ajo theksoi se është thelbësore që Shqipëria dhe Kosova të harmonizojnë politikën e tyre të jashtme dhe të bashkëpunojnë në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, pavarësisht se cili është vendbanimi i tyre. Osmani paralajmëroi edhe për tendenca destabilizuese në Maqedoninë e Veriut me heqjen e të drejtave tashmë të fituara shqiptarëve në vend.

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari reagoi për deklaratat e këtilla duke folur për portalin shqiptar Albanian post se e respekton presidenten Osmani, por i vjen keq që ndonjëherë është viktimë e informacioneve të rrejshme.

Taravari siguron se nuk ka rrezik për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë rrezik për heqjen e të drejtave të shqiptarëve, kështu që me kënaqësi e njoftoj Osmanin se shqiptarët sapo i morën të drejtat të cilat shkeleshin brenda 22 viteve të fundit”, tha Arben Taravari nga VLEN.

Presidentja e Kosovës një muaj më parë doli me një deklaratë të ngjashme. Atëherë ajo tha se çdo përpjekje për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut do të hasë në rezistencë dhe unitet të fortë nga shqiptarët nga i gjithë Ballkani perëndimor.

Scroll to Top