Elvana Gjata mahnitë me performancë që nuk ishte parē në këto 63 vite radhazi në Festivalin e RTSH-së

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Mbrëmë është zhvilluar nata e dytë e Festivalit të RTSH-së.

Në këtë edicion të radhës së Festivalit të këngës është prezantuar edhe artistja Elvana Gjata me këngēn “Karnaval”, e cila ka mahnitur publikun me paraqitjen e saj.

Konsiderohet se paraqitje të tilla si kjo e Elvanës nuk është parë ndonjëherë në këtë Festival.

Elvana ka dhuruar spektakël duke u lëshuar në skenë nga një lartësi me ç’rast ka elektrizuar gjithë publikun me paraqitjen e saj dhe më pas është ngritur lart sërish nën ritmet latine të këngës së saj.

Sipas sondazheve të realizuar të disa faqeve të “Eurovision”, kënga “Karnavale” është pretendente të jetē kēnga që do të përfaqësojë Shqipërinë në vitin 2025 të këtij edicioni, i cili do të mbahet

Por se cila do të jetë kēnga fituese që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025 mbetet të mësohet natën e së Dielës, kur dhe do të jetë nata e fundit e Festivalit të RTSH-së.

Scroll to Top