Aktorja Jennifer Aniston ka publikuar së fundmi një postim në Instagram ku një detaj ka tërhequr vëmendjen.
Ajo është filmuar në tualet teksa promovonte markën e saj të kozmetikës dhe ajo që të gjithë vunë re ishte dushi luksoz në sfond, transmeton Indeksonline.
Për të kanë raportuar edhe mediat e huaja. Sipas “Daily Mail”-it, aktorja ka një dush me avull në banjën e saj, i cili kushton 25,000 dollarë.
Jennifer bleu shtëpi në vitin 2018 dhe thuhet se pagoi 21 milionë dollarë për të. Vila ka pothuajse 800 metra katrorë dhe ka katër dhoma gjumi, gjashtë tualete, një bodrum vere, një pishinë dhe një shtëpi për mysafirë.