unesc sd

“K’cimi i Tropojës” shpallet pjesë e UNESCO-s, Rama: Trashëgimi që ishte braktisur nën pluhurin e harresës

“K’cimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

Ky lajm u publikua nga kryeministri Edi Rama me një postim në Facebook.

Ai shkruan se “K’cimi i Tropojës” ishte një trashëgimi e braktisur.

lg.php?bannerid=15&campaignid=3&zoneid=20&loc=https%3A%2F%2Fsinjali

“MIRËMËNGJES  dhe me lajmin e bukur se “K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, si edhe me kënaqësinë e progresit të kësaj dekade për shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie deri dje të braktisur nën pluhurin e harresës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Scroll to Top