Festat e Nëntorit kanë gjetur të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, me përgatitje të shumta, kryesisht për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin. I ftuar në emisionin Ditë e Re në Alsat, Kristaq Ziu, kryetar I shoqatës atdhetare për identitet dhe bashkim kombëtar, nga dega e Fierit, tha se ky organizim ka për qëllim bashkimin e patriotëve shqiptarë në një vend. Shoqata atdhetare po organizon një manifestim mbarëkombëtar, ku do të shfaqet edhe një flamur gjigand, që sipas kryetarit të shoqatës, do të hyjë në histori.
“Ne si Organizatë atdhetare organizojmë një festë mbarëkombëtare, që po bëhet në qytetin e Mirditës, nga të gjitha trevat kombëtare nga molla e kuqe deri në Prevez, të gjithë patriotët shqiptar do jenë në Mirditë, për një organizim mbarëkombëtar dhe ne si shoqatë atdhetare me një flamur gjigand që është shpalosur në të gjithë vendet e Shqipërisë. “ – tha Kristaq Ziu në Ditë e Re.
Flamuri gjigand I cili është shpalosur në të gjitha vendet e Shqipërisë është me përmasa prej 800m2 dhe simbolizon pjesën e Principatën e Arbrit dhe ka një motiv për të bashkuar gegët dhe toskët kudo që ndodhen, siç ka bërë dhe heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu, u shpreh Kristaq Ziu.
Festa të mëdha po organizohen edhe jashtë trojeve shqiptare, nga shqiptarët në diasporë, të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare ku do që ndodhen. /Alsat.mk