Granit Xhaka, sërish baba; Mënyra unike e shpërndarjes së lajmit

Granit Xhaka do të bëhet sërish baba. Futbollisti shqiptar që luan për Bayer Leverkusen shënoi një gol në ndeshjen kundër Heidenheim dhe mënyra se si e festoi ishte mjaft unike.

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Pas golit, Xhaka bëri të ditur se do të bëhet sërish baba. Ai vendosi topin poshtë fanellës dhe kaq ka mjaftuar që stadiumi të “ndizet” me brohoritje.

Futbollisti dhe bashkëshortja e tij, Leonita, tashmë janë prindër të dy vajzave dhe shumë shpejt familja e tyre do të zgjerohet me një tjetër anëtar.

Scroll to Top