Haxhiu: Sot ne te gjitha shkollat ne oren e pare te mesimit do te diskutohet per dhunen

Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila po bashkëbisedojnë me nxënësit e shkollës “Ahmet Gashi” për dhunën me bazë gjinore.

Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Ministrja Haxhiu theksoi se sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje.

Ajo tha se deri më 10 dhjetor organizohen me qindra aktivitete.

“Ministria e Drejtësisë e ka për përgjegjësi që të adresojë politikat për eliminimin e dhunës në familje. Deri më tani kemi ndërmarrë shume veprime që kanë për qëllim që të rehabilitojnë personat qa kryejnë dhunën në familje”, tha ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila tha se mekanizmat për të parandaluar dhunën janë të shumtë. Ajo kërkoi nga nxënësit që të bëhen “aleatë për parandalimin e dhunës”. /KP/Telegrafi/

Scroll to Top