deputeti klosi flet ne parlament

Deputetët e PD-së dogjën karriget e Kuvendit, Klosi: Vepër penale! PS-ja do të fitojë zgjedhjet e ardhshme

Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur sërish me tensione dhe kaos. Deputetët e opozitës nuk i kanë kursyer tonet e ashpra ndaj pjesës tjetër.

Blendi Klosi është shprehur se Partia socialiste do të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme në pranverë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS e cilëson kaosin që shkakton opozita si vepër penale.

 Klosi: Nuk e kuptojë, u tërhoqët nga politika që ndoqët, u tërhoqët nga mosbindja civile, u tërhoqët nga djegia e karriges. Djegia e karriges është një vepër penale. Sa herë të bëni politikë me dhunë do të dënoheni prap. Ju dëgjon ligji. Ne do t’ju mundim prapë. Nëse mendomni se duke djegur karriget do të fitoni. Ne do t’ju mundim sërish. Partia socialiste zbaton moralin, zbaton vendimet e gjykatës.

Scroll to Top