Përkrahësit- e- kampit- të -Harris- në-heshtje- pas- rezultateve- të- zgjedhjeve

Përkrahësit e kampit të Harris në heshtje pas rezultateve të zgjedhjeve

Zëvendëspresidentja Kamala Harris akoma nuk është deklaruar zyrtarisht, pavarësisht fitores së Donald Trumpit.

Trump shpalli fitoren në orët e para të mëngjes, duke arritur të sigurojë 270 vota elektorale, transmeton Telegrafi.

E që nga ai moment, as edhe një deklaratë nuk është lëshuar nga kampi i Harris, që është kundërkandidate e Trumpit në garën për president të SHBA-së.

Natën e kaluar, ekipi i saj i ka udhëzuar mbështetësit e mbledhur në Washington DC që të shpërndahen – duke ua bërë të qartë se Harris nuk do të mbajë fjalim.

Më vonë është mësuar se ajo kishte kaluar natën në rezidencën e zëvendëspresidentes. /Telegrafi/

Scroll to Top