Dëshmia e Rubin, Jakaj: Krahu i djathtë i Albright, sot për të mbrojtur të vërtetën

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

15 shtator 2025

Naim Jakaj nga Instituti Kosovar për Demokraci në një reagim pas nisjes së dëshmisë së ish-Nënsekretarit të Shtetit, James Rubin, si i ftuar i mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe të tjerëve – tha se sot mbrohet e vërteta nga vetë krahu i djathtë i Madeleine Albright.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Jakaj për rolin e Rubin gjatë kohës së luftës tha se “me fat kemi qenë”.

“Sa me fat kemi qenë… Për ndihmën që morëm gjatë luftës, në Konferencën e Rambujesë, dhe në periudhën e vështirë pas çlirimit, deri te shpallja e pavarësisë. Në çdo moment kyç, James Rubin ka qenë aty – krahu i djathtë i Madeleine Albright, zëri ynë në botë, dhe mbështetës i palëkundur i drejtësisë për Kosovën. Sot, ai është në Hagë, në anën e atyre që i kishte pranë gjatë luftës së vitit 1999, duke e ngritur zërin për të mbrojtur të vërtetën dhe për të ndihmuar në ruajtjen e dinjitetit të UÇK-së”, ka shkruar Jakaj.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10234207637485634&set=a.3036363201331&type=3&ref=embed_post

Scroll to Top