Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
14 shtator 2025
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për suspendimin e dialogut strategjik me Kosovën.
Ai tha se një lajm i tillë nuk është i mirëpritur dhe se nuk ka pasur mundësi t’i analizojë shkaqet që e kanë shtyrë SHBA-në drejt këtij vendimi.
E pash, e pash, me të vërtetë është një lajm të cilin nuk e kisha mirëprit… nuk i di saktë arsyet, nuk munda mi analizu se cilat janë ato që e kanë shty…”, deklaroi Abrashi në Rtv Dukagjini.
Tutje ai ka thënë se nuk është kurgjë dhe nuk është ndonjë katastrofë.