Rusia mohon sulm në Poloni, por dronët fluturuan mbi territorin e saj

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

10 shtator 2025

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se nuk kishte planifikuar të sulmonte asnjë objektiv në Poloni, pas deklaratës së Varshavës se 19 dronë rusë hynë në hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve natën mbi Ukrainën perëndimore.

Në një përditësim mbi sulmet ndaj Ukrainës, ajo thotë: “Asnjë objekt në territorin polak nuk ishte planifikuar të synohej.

“Rrezja maksimale e UAV-ve të përdorura në sulm [në Ukrainë] nuk e kalon 700 km [435 milje].

“Megjithatë, ne jemi të gatshëm të mbajmë konsultime me ministrinë polake të mbrojtjes mbi këtë çështje”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.

Ndërsa Polonia është në alarm pasi disa dronë rusë u futën në hapësirën ajrore të saj gjatë natës. Kryeministri Donald Tusk njoftoi në parlamentin e vendit se kanë qenë të paktën 19 të tillë që kanë hyrë në Poloni nga Bjellorusia. Ai saktëson se janë rrëzuar 4 prej tyre dhe se nuk ka patur të lënduar. 

Sipas Tusk, perspektiva e një konflikti të madh ushtarak është “më afër se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Nuk ka arsye për të thënë se jemi në gjendje lufte, por situata është dukshëm më e rrezikshme se të gjitha të mëparshmet”, shtoi Tusk. 

Një dron rus goditi një shtëpi në qytetin ëyryki ëola në rajonin e Lublinit, duke shkaktuar dëme, por jo të lënduar. Aeroporti Ndërkombëtar Chopin i Varshavës u mbyll për disa orë ndërsa aksioni për rrëzimin dronëve u realizua së bashku me avionët e NATO-s, bënë me dije autoritetet polake. 

I ngarkuari me punë rus në Poloni, Andrei Ordash u thirr në ministrinë e Jashtme në Varshavë.  

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen e cilësoi këtë një agresion dhe shkelje të pamëshirshme të hapësirës ajrore polake. Për Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, futja e dronëve rusë në Poloni ka qenë e qëllimshme dhe se për këtë ka prova. 

Ai thotë se Rusia po synon përshkallëzimin e luftës në shkallë më të gjerë. NATO pritet të mbledhë Këshillin e saj pasi Policia raportohet se ka aktivizuar Nenin 4 të aleancës. Pas mbledhjes së Këshillit, pritet edhe një vendim i aleancës për mënyrën se si do të përgjigjen ndaj kësaj ngjarjeje.

Scroll to Top