Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
10 shtator 2025
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, senatori demokrat Dick Durbin tha se shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore të NATO-s nga dronët rusë ishin një shenjë se Presidenti rus “Vladimir Putin po vë në provë vendosmërinë tonë për të mbrojtur Poloninë dhe vendet baltike”.
Përfaqësuesi republikan Joe Wilson, një anëtar i lartë i Komitetit të Punëve të Jashtme, tha në një postim në X se Rusia po “sulmonte aleatin e NATO-s, Poloninë” me dronë, duke e quajtur këtë një “akt lufte”.
Wilson i kërkoi Presidentit të SHBA-së Donald Trump të përgjigjet me sanksione “që do ta falimentojnë makinerinë ruse të luftës”.
“Putini nuk mjaftohet më duke humbur në Ukrainë ndërsa bombardon nënat dhe foshnjat, ai tani po e vë në provë drejtpërdrejt vendosmërinë tonë në territorin e NATO-s”, tha ai.
Trump, i cili e priti ngrohtësisht Putinin në Shtetet e Bashkuara për një samit në gusht, tha gjatë fundjavës se ishte gati të kalonte në një fazë të dytë të sanksionimit të Rusisë pas muajsh bisedimesh të pafrytshme për një marrëveshje paqeje.
Një gazetare amerikane u përpoq ta pyeste Donald Trumpin rreth shkeljes së hapësirës ajrore polake mbrëmë nga ana e Rusisë. Presidenti amerikan, i cili po dilte nga një restorant, nuk u përgjigj.
Nuk është e qartë nëse ai e dëgjoi fare pyetjen, pasi u prit nga protestues pro-palestinezë të cilët po e fishkëllenin.
Polonia njoftoi këtë mëngjes se disa dronë rusë hynë në hapësirën e saj ajrore gjatë sulmit ndaj Ukrainës. Nuk ishte incidenti i parë i tillë, por Polonia reagoi për herë të parë, pra ngriti aeroplanë dhe qëlloi drejt dronëve. Ata dyshohet se rrëzuan katër dronë.
President Trump just left the restaurant in DC.
One reporter asked:
“What do you have to say to the court ruling that you can’t fire Lisa Cook?”I asked about reports tonight of Russian drones in Poland’s airspace.
He didn’t answer either. pic.twitter.com/REjWLvPzGN
— Kellie Meyer (@KellieMeyerNews) September 10, 2025
Ushtria polake ka njoftuat se “operacionet e aviacionit polak dhe aleat në lidhje me shkeljet e hapësirës ajrore polake kanë përfunduar”, por kërkimi për dronët e rrëzuar dhe vendin e tyre të përplasjes është duke vazhduar.
Në një postim në X, ajo u bëri thirrje njerëzve të mos prekin ose afrohen objekte ose mbeturina të panjohura, duke paralajmëruar se ato mund të përmbajnë materiale të rrezikshme.