Gjithçka gati për protestën në Hagë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

07 shtror 2025

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se më 14 shtator, në ora 14:00, do të organizojë një protestë në qytetin e Hagës, aty ku po zhvillohet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar se organizimi është në fazën përfundimtare dhe interesimi për pjesëmarrje është i madh, si nga Kosova ashtu edhe nga diaspora.

Ai theksoi se lejet për protestën janë marrë nga autoritetet holandeze dhe se gjithçka është gati.

Organizimi po ndodh shumë mirë, jemi në fazën përfundimtare. E kemi pasur shumë bashkëluftëtarë tanë që kanë qenë të interesuar për të shkuar me autobus të marrin pjesë në protestë. Disa na kanë ndihmuar me përkujdesjen e autobusëve. Diku do të jenë pesë autobusë që do të nisen nga Kosova dhe do të bëjmë rrugën për në Shqipëri, target nga Italia pastaj në Holandë, për shkak se frikësohen të kalojnë në vendet tjera, për faktin që në Serbi kujdesen me na vu në listat e Interpolit që të mos na dalin probleme, kalojmë nga Shqipëria. Organizimi në diasporë po shkon si më së miri, ka interesim nga Gjermania, Zvicra, deri tek Australia dhe Amerika. Jemi në fazën finale, me autoritetet holandeze kemi përfunduar të gjitha procedurat e lejes. Gjithçka sa i përket mirëmbajtjes ka përfunduar, vetëm po presim pjesëmarrjen në protestë”, ka deklaruar Syla.

Scroll to Top