Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
22 korrik 2025
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur dy zolla në Mitrovicë të Veriut.
“Më datë 21.07.2025, rreth orës 14:05, njësitë policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, përmes rrugëve operative, kanë pranuar informacion se në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicë të Veriut mund të ketë prani të armëve të zjarrit”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës
Dy armët janë identifikuar si të llojit zolla, prodhim serb.
Armët janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar