Koha e parashikuar e leximit: 5 minuta
14 korrik 2025
Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetoviq, flet për heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e Jugut, Srebrenicën dhe vëmendjen ndaj Kosovës
Z. Ahmetoviq të premten ju mbajtët në Bundestag një fjalim me rastin e ditës përkujtimore të Srebrenicës. Ju jeni i prekur personalisht nga Lufta e Bosnjës, eshtrat e gjyshit tuaj u gjetën në një varr masiv dhe u identifikuan vetëm në vitin 2016. Si e përjetuat këtë debat?
Ahmetoviq: Jam shumë mirënjohës që në Bundestagun gjerman u zhvillua një debat i dakorduar për këtë ngjarje. Nuk përkujtuam vetëm 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, por për herë të parë edhe Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit për këtë krim. Vitin e kaluar, qeveria gjermane, në bashkëpunim me Ruandën, arriti të fitojë shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për ta shpallur këtë ditë si ditë ndërkombëtare përkujtimore. Ky debat ishte i domosdoshëm. Edhe pas 30 vitesh ka ende aktorë politikë në Ballkanin Perëndimor – në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në Beograd – që mohojnë gjenocidin, përpiqen të shtrembërojnë historinë dhe glorifikojnë kriminelë lufte si Ratko Mladić apo Radovan Karadžić. Kjo është e papranueshme. Kemi përgjegjësi – ndaj viktimave , familjarëve të tyre dhe gjithë rajonit.
Srebrenica ishte një gjenocid në tokën evropiane. Çfarë mësimesh mund të nxirren nga kjo për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor – veçanërisht në Kosovë?
Ahmetoviq: Ne duhet ta ndjekim nga afër dhe vazhdimisht situatën në Ballkanin Perëndimor. Politika për Ballkanin nuk mund të jetë çështje konjukturash – ajo duhet të jetë pjesë e përhershme e agjendës së politikës sonë të jashtme. Prandaj, unë ndjek rregullisht zhvillimet në rajon, në Shqipëri, Serbi dhe në Kosovë. Qëllimi ynë është stabiliteti në rajon. Për Kosovën, kjo do të thotë konkretisht: ne duam që ky vend të bëhet anëtar i Këshillit të Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur – nëse do të varej nga SPD, më mirë dje sesa nesër. Srebrenica na kujton çdo ditë, se Ballkani Perëndimor nuk është periferi, por pjesë qendrore e Evropës. Shumë njerëz nga Ballkani jetojnë sot në Gjermani, janë të integruar shumë mirë dhe janë shtetas gjermanë. Edhe kjo na obligon. Rajoni duhet të jetë pjesë përbërëse e politikave tona të jashtme dhe të sigurisë – dhe ky është realitet nën këtë qeveri, veçanërisht sa i përket Kosovës.
Sipas informacioneve tona, në Bundestag ka pasur një përpjekje për të miratuar një rezolutë për Srebrenicën. Përse dështoi kjo nismë?
– Advertisement –
https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?client=ca-pub-1821880236598393&output=html&h=414&slotname=9807981764&adk=3266282283&adf=1190074291&pi=t.ma~as.9807981764&w=414&abgtt=9&rafmt=1&format=414×414&url=https%3A%2F%2Fwww.kosovaime.tv%2Four-country%2F&fwr=1&fwrattr=true&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&dt=1752411279006&bpp=2&bdt=1649&idt=244&shv=r20250702&mjsv=m202507080101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie_enabled=1&eoidce=1&prev_fmts=414×414%2C414x414%2C414x414&correlator=2016525452748&frm=20&pv=1&u_tz=120&u_his=1&u_h=896&u_w=414&u_ah=896&u_aw=414&u_cd=32&u_sd=2&adx=0&ady=3306&biw=414&bih=706&scr_x=0&scr_y=0&eid=31093427%2C95353387%2C95362655%2C95365461%2C95366348%2C95344790%2C95359265%2C95366364&oid=2&pvsid=3437927173199045&tmod=1497047679&nvt=1&ref=http%3A%2F%2Fm.facebook.com%2F&loc=https%3A%2F%2Fkosovaime.tv%2Fdeputeti-gjerman-serbia-smund-te-kerkoje-te-drejta-per-serbet-ne-kosove-e-te-shkele-ato-te-shqiptareve-ne-presheve%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR5gEBu7usT-Vj9NOSi2lh56mOQgojjwrmVIdMNfaC5pziQj2XWtJ6u1ZQuILA_aem_DqDrH-YjWCcWEvWpzZ7SmA&fc=640&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C414%2C0%2C414%2C706%2C414%2C706&vis=1&rsz=%7C%7CoeEbr%7C&abl=CS&pfx=0&fu=128&bc=31&bz=1&pgls=CAEQBBoHMS4xNTQuMA..&ifi=4&uci=a!4&btvi=3&fsb=1&dtd=246
Ahmetoviq: Mund të them me siguri se sot kemi arritur ta përkujtojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjenocidit në Srebrenicë në një formë të denjë – me përmasa dhe në një kuadër që i përgjigjet seriozitetit të kësaj çështjeje. Unë mbajta një fjalim personalisht dhe vendosa lulen përkujtimore të Srebrenicës në jakën e xhaketës – si një shenjë të qartë solidariteti. Një shenjë tjetër e fortë ishte prania e dy të mbijetuarve të gjenocidit. Krahas ambasadorit të Bosnjës, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës, partneri im politik Faruk Ajeti – një diplomat që bën një punë të shkëlqyer këtu në Gjermani. Dua të theksoj gjithashtu: Grupi parlamentar i SPD-së në Bundestag ka miratuar një qëndrim të vetin për 30-vjetorin dhe për Ditën e Parë Ndërkombëtare të Përkujtimit për Srebrenicën – dhe këtë e ka bërë njëzëri. Kjo ishte vetëm pika e fillimit. Vitin tjetër vjen dita e dytë Ndërkombëtare e Përkujtimit – pastaj e treta, e katërta dhe ne do ta rrisim dhe do ta përmirësojmë angazhimin tonë