Drogë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, SPAK lëshon 13 urdhër-arreste

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 korrik 2025

Mësohet se janë lëshuar 13 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie

Prokuroria e Posaçme SPAK mësohet se ka zbarkuar në Shkodër.

Mësohet se janë lëshuar 13 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie.

Operacioni thuhet se ja në qendër një grup të organizuar kriminal, i dyshuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.

Veprimtaria e grupit raportohet se është zbuluar prej bisedave të anëtarëve të tij në aplikacionin Sky ECC.

Mësohet se nga 13 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, janë arrestuar tetë persona dhe pesë të tjerë janë ende në kërkim.

Mes personave të dyshuar thuhet se janë të përfshirë edhe punonjës të Policisë.

Ata thuhet se kryenin trafik të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendin tonë, që shkonte në sasitë nga 850-1000 kologramë.

Urdhër-arrestet mësohet se janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.

Mes personave të shpallur në kërkim është edhe ish-shefi i Krimeve Erjon Dani, i cili ka ushtruar detyrën edhe ne komisariatin 3 në Tiranë, por ka disa kohë qe është larguar nga radhët e Policisë.

Scroll to Top