Mickoski: Nuk do të ketë taksë për beqarët, por rënia e popullsisë është alarmante!

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Qeveria në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë plan për të vendosur një taksë shtesë ndaj beqarëve dhe deklarata e javës së kaluar e kryeministrit Hristjan Mickoski është keqkuptuar.
Kështu është shprehur vetë Mickoski pas debateve që shpërthyen në publik në lidhje me mundësinë e taksimit të beqarëve.
Mickoski sqaroi se kërkonte vetëm ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me rënien e popullsisë në vend, që e konsideroi alarmante.
“Nuk do të ketë kurrfarë taksash dhe ju kërkoj ndjesë thellësisht nëse dikush më ka kuptuar gabim. Por, ajo çfarë mund të them është se ne heshturazi po zhdukemi dhe po vdesim. Kjo po kalon pa u vërejtur, si fakt përgjithësisht i pranuar me të cilin jemi pajtuar”, tha ai.
Lindjet në Maqedoninë e Veriut kanë rënë me 30 për qind në dekadën e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në 2016 në vend u regjistruan 23 mijë lindje, ndërsa në 2024, numri i tyre ra në 16 mijë.

Scroll to Top