Franca

Franca mbyll përkohësisht një termocentral bërthamor për shkak të temperaturave ekstreme

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF, ka njoftuar mbylljen e përkohshme të termocentralit bërthamor “Golfech”, i cili ndodhet në jug të Francës, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë përfshirë rajonin.

Sipas EDF-së, vendimi është marrë për të shmangur mbinxehjen e lumit Garonne, i cili përdoret si burim uji për ftohjen e impiantit. Temperatura e ujit në lumë pritet të arrijë deri në 28°C, duke kaluar kufirin e sigurisë për funksionimin normal të centralit.

“Ndërprerja u bë për të mbrojtur ekosistemin dhe për të garantuar sigurinë e impiantit,” thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë.

Aktualisht, nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë mbyllja e centralit, ndërkohë që vala e të nxehtit që ka përfshirë Francën, me temperatura që shkojnë deri 40°C, pritet të vazhdojë deri në mesjavë.

Scroll to Top