Gruda motivon Gjermaninë drejt titullit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 qershor 2025

Finalja e Euro U-21 , yjet shqiptare sfidojnë Anglinë.

Dy shqiptarë kërkojnë të shpallen kampionë Europe me Gjermaninë.

“Pancerat” do të luajnë finalen e Europianit të 21-vjeçarëve kundër kampionëve në fuqi të Anglisë.

Perpara duelit, Brajan Gruda motivon ekipin. Edhe pse Shqipëria është një alternativë, me paraqitjet e bëra, ylli me origjinë nga Shkodra projektohet drejt përfaqësueses A të Gjermanisë, aty ku është grumbulluar përpara Euro 2024.

“Fakti që Nagelsmann do të na ndjekë nga afër dhe mund të kemi hapësira në përfaqësuese, na motivon më tepër. Disa lojtarë do të bëjnë një hap përpara, por për momentin jemi të përqendruar te ndeshja më e rëndësishme në karrierë. Do të japim më të mirën. Finalet nuk luhen, ato fitohen”.

Gjerania e mundi 2-1 Anglinë në fazën e grupeve, por ndeshja në Bratislavë do të jetë një histori krejt ndryshe.

Finalja e Europianit të 21-vjeçarëve luhet këtë të shtunë, prej orës 21:00.

Scroll to Top