Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
27 qershor 2025
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar rolin që presidenti amerikan Donald Trump mund të luajë në zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.
Ai tha se Trump meriton çmimin Nobel nëse vendos paqe në Gaza dhe zgjidh konfliktin Izrael-Palestine
‘Trump meriton çmimin Nobel nëse shuan konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës nëse ai arrin që të vendos ekuilibrin dhe balancën dhe ndoshta duke i imponuar me forcë. E gjithë retorika e tij është një taktikë e njohur nëpërmjet forcës ai imponon atë që në Shqipëri quhet pazar. Ajo është taktika që ai ka ndjekur. Por praktikisht ai nuk është njeri i luftës sepse ai e di se çfarë dëme mund të sjell kjo.
I është referuar Kosovës dhe e ka marr si një meritë të presidencës së tij. Ai ka një retorikë brilante, por kjo fortunë me shumë viktima në lindjen e mesëm duhet që SHBA të ndërhyjë edhe në çështjen e Gazës, atyre masakrave që bëhen mbi fëmijët dhe gratë në rripin e Gazës, ai duhet që ta ketë në agjendën e vet zgjidhjen e këtij konflikti. Duke qenë se jemi në optikën nëse e meriton ose jo çmimin Nobel, unë them se do ta meritonte nëse gjatë këtij mandati, e bënë këtë. Ai arriti që të bind anëtarët e NATO për 5 qind e prodhimit të brendshmë që të shkojë për mbrojtjen’, tha ai.