Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
26 qershor 2025
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Ferizajt, ku një burrë është gjetur i shtrirë pa shenja jete në rrugën “Hamez Jashari”.
Rreth orës 10:50, policia ka pranuar një informacion për një person pa ndjenja në rrugë dhe ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Sinjalin se, sipas mjekut të emergjencës, vdekja dyshohet të jetë natyrale.
“Bazuar në informacionet fillestare, viktima është identifikuar si I. H., 74 vjeç”, ka deklaruar Veseli.