“Ju nuk shihni asnjë gabim brenda partisë!/ Zhulali debat me Rakipin: Zgjedhjet, jo legjitime! Rama, e gëzon mandatin

Koha e parashikuar e leximit: 4 minuta

24 qershor 2025

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, ka debatuar me gazetarin Ylli Rakipi lidhur me kontestimin që PD i bën zgjedhjeve të 11 majit dhe mungesën e analizës brenda partisë pas humbjes. 

Debati: 

Ilda Zhulali: Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës u diskutua raporti i monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Në këtë raport, që kishte gjuhë shumë më kritike se raportet e tjera, u evidentuan probleme jo vetëm ato të evidentuara nga OSBE/ODHIR. Elementi i parë shtesë, krmi i organizuar dhe e dyta mosveprimi i SPAK dhe GJKKO për të parandaluar dhe ndërhyrë në kohë.
Elementët e tjerë, partinë shtet, gjendja e një shteti që është e vështirë ta dallosh ku fillon partia dhe ku mbaron shteti. I gjithë arsenali që është në dorën e shtetit, burimet, mjetet, presioni, joshja dhe çdo lloj forme tjetër, janë përdorur për të tjetërsuar vullnetin e votuesve shqiptarë. Element tjetër, shitblerja e votës, që thuhej edhe në raport është çështje endemike. Të gjithë elementët e marrë sëbashku, problemi i medias, që kanë censurën dhe vetë censurën, sepse u shërbejnë grupeve të lidhura me qeverinë. Përfshihet edhe rasti i Tik Tok një tjetër vendim censure.

Ylli Rakipi: PD i ka humbur zgjedhjet shumë thellë. Ju bëni përgjegjës Ramën. Po brenda partisë tuaj a mban njeri përgjegjësi?

Ilda Zhulali: Duhet të zhvillohet edhe brenda partisë një debat.

Ylli Rakipi: Jo vetëm nuk hapet ky problem fare. Edhe nëse i vjedhin votat 12 vjet…

Ilda Zhulali: Nëse të thuhet se jeton në një vend ku drejtohesh nga partia shtet, a të thotë gjë kjo ty? A ka opozita probleme? Po.

Ylli Rakipi: Dakord, por ne kemi edhe parti-shtet opozitë.

Ilda Zhulali: A mund të kemi ne opozitë të përsosur në kushtet e partisë shtet dhe krimit të organizuar?

Ylli Rakipi: Edhe partia juaj po sillet si parti-shtet brenda opozitës. Bëhet proces rinumërimi, shtyhet edhe koha.

Ilda Zhulali: Në momentin e parë kur PD nuk e mbështeti, pati zhurmë të madhe mediatike. PD tha të çojmë procesin deri në fund dhe hapim diskutim tjetër. Kandidatët… Nuk është PD dhe Berisha që e ka nxitur.

Ylli Rakipi: Nuk ka asnjë analizë brenda

Ilda Zhulali: Unë e pranova që nuk kemi bërë analizë sepse ne nuk kemi mbyllur procesin.

Ylli Rakipi: Po ju e shtyni qëllimisht procesin. Me këtë rinumërimin dhe pastaj kalon koha.

Ilda Zhulali: Ne kemi nxjerrë shkeljet me video, i kemi çuar në të gjithë organet siç parashikon ligji. Kemi informuar OSBE/ODHIR. Kemi siguruar që në shtator të vijë një mision fakt mbledhës për zgjedhjet. Pse do të vijnë? Nëse nuk ka gjë për tu shqëtësuar ata nuk vijnë. Legjitimiteti i këtij procesi është ende në diskutim, nuk e ka marrë Rama këtë mandat për ta gëzuar. Opozita duhet të bëjë çdo përpjekje që të shkojë në kërkesën për ripërsëritjen e zgjedhjeve, me një qeveri kujdestare. Në Maqedoninë e Veriut u shtynë tre herë zgjedhjet. Partia e Gruesvskit e sfidonte opozitën, thoshte hajde shkojmë në zgjedhje se e dinte që fitonte. Ndërhyri BE dhe SHBA dhe tha duhet qeveri teknike. BE dhe SHBA thanë rëndësi kanë kushtet e zgjedhjeve. U shty tre herë data derisa u krijuan kushtet e garës së barabartë, që të kenë zgjedhjet kuptim. Këtë kërkojmë ne. Mendojmë që të paktën, e kemi futur këtë proces në një hulli që nuk e kemi patur para zgjedhjeve.

Scroll to Top