Shkelet armëpushimi? IDF: Irani lëshoi raketa drejt nesh! Netanyahu konfirmoi marrëveshjen: Arritëm objektivat

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

24 qershor 2025

Irani kreu sulme me raketa në Izrael pas njoftimit të armëpushimit 12 orësh. 4 persona u vranë. Netanyahu konfirmoi marrëveshjen dhe deklaroi se kanë arritur objektivat. Në mëngjes, hyri në fuqi armëpushimi. Ndërkohë, IDF njofton se janë lëshuar sërish raketa drejt tyre.

Hyn në fuqi armëpushimi 12-orësh mes Izraelit dhe Iranit, i njoftuar mbrëmjen e së hënës nga presidenti amerikan Donald Trump. Teherani dhe Trump konfirmuan hyrjen në fuqi të armëpushimit.

“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë”, shkroi Trump në Truth Social.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars, e afërt me qeverinë e Teheranit, raportoi se “pas sulmit të fundit me raketa, armëpushimi me Izraelin filloi në orën 7:30 të mëngjesit me orën lokale.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin e SHBA, duke thënë se arritën objektivat e tyre në Iran. Disa orë pasi presidenti i SHBA njoftoi arritjen e një marrëveshjeje, u raportuan sulme me raketa në disa zona të Izraelit.

Sirenat e alarmit ranë në Tel Aviv, Jerusalem dhe në shumë zona të tjera të qendrës së shtetit hebraik. Sipas raportimeve, 4 persona u vranë pasi një raketë goditi një ndërtesë banimi në Beer Sheva, ndërsa 22 të tjerë u plagosën.

Pavarësisht njoftimit të Iranit se armëpushimi ka hyrë në fuqi,  alarme të reja u ngritën në Izrael dhe Bregun Perëndimor.

Trump njoftoi përmes Truth Social se ishte rënë dakord për një armëpushim “total” midis Iranit dhe Izraelit për t’i dhënë fund konfliktit të tyre aktual. Njoftimi erdhi disa orë pasi Irani nisi një sulm me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar, në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj objekteve të tij bërthamore;

Ndërkohë, ushtria izraelite njofton se ka dhënë alarmin në veri të vendit pasi Irani ka lëshuar raketa në drejtim të tij. 

Scroll to Top