Kur do të hapet Ura e Ibrit ?

KFOR-i s’merret me planet e Qeverisë për dy urat e reja në Mitrovicë: Vazhdojmë prezencën mbi urën kryesore të Ibrit dhe patrullimet

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

20 qershor 2025

Misioni i KFOR-it në Kosovë po e konsideron si jashtë kompetencave të tij, çështjen që lidhet me paralajmërmimin e Qeverisë së Kosovës në detyrë, për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, paralel me Urën e vjetër në Mitrovicë.

Kështu kanë thënë nga Zyra për Media.

“Lidhur me pyetjet tuaja, çështja që ngritët është jashtë kompetencës së KFOR-it. Prandaj, ju referojmë institucioneve përkatëse për çdo koment”, ka thënë një zëdhënës i KFOR

Megjithtë, KFOR sqaron se trupat e tyre do të vazhdojnë të mbajnë prezencën fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përrreth, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt.

“KFOR-i mban një prani të fiksuar në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth për të siguruar një mjedis të sigurt”, ka shtuar tutje ky zëdhënës.

Lidhur me pjesën Veriore të Mitrovicës dhe pjesët tjera nëpër të gjithë Kosovën, KFOR potencon se vazhdojnë të kenë një prezencë ushtarake të dukshme dhe fleksibile dhe se janë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë në të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Scroll to Top