Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
20 qershor 2025
Trepça’89 ka njoftuar rikthimin e Gani Sejdiut në pankinën e ekipit, me synimin e qartë për të rikthyer skuadrën në Superligë.
Me një përvojë të pasur në futbollin kosovar dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe suksesin e skuadrës, Sejdiu do të udhëheqë një projekt të ri dhe ambicioz.
Në njoftimin e klubit, theksohet besimi i plotë në profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësitë e tij, duke shpresuar që me të në krye, Trepça’89 do të arrijë objektivat madhore.
Gani Sejdiu ka drejtuar më herët skuadrën e Trepçës’89 dhe ka pasur sukses me disa klube të tjera në Kosovë. Ai ka fituar titullin e kampionit dhe Superkupën në vitin 2010 me Trepçën, titullin dhe Kupën e Kosovës në vitin 2015 me Feronikelin, dhe Kupën me Besën e Pejës në vitin 2016.