Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
19 qershor 2025
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”.
Atij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata – marrëveshje.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE- Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë /22.03.2022 – 15:15. Me 18.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve. Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata – marrëveshje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”