Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
19 qershor 2025
Një raketë balistike goditi drejtpërdrejt spitalin Soroka në qytetin jugor izraelit të Beershebës, në kuadër të një vale të re sulmesh ajrore të nisura nga Irani.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet izraelite dhe Ministria e Jashtme e Izraelit, e cila në një postim në rrjetin social ‘X’ deklaroi: “URGJENTE: Një goditje direkte është raportuar në Spitalin Soroka në Beersheba, në jug të Izraelit. Detaje të mëtejshme do të pasojnë.”