Bislimi shkon në Prokurori, pas ftesës për intervistim për rastin e Faton Pecit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 qershor 2025

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale për të dhënë deklaratë për rastin e hetimeve që lidhen me kontratën për mbetjet shtatore të ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.

Ai para pak çasteve u është drejtuar zyrave të kësaj prokurorie. 

Kjo fabrikë, që është pjesë e debatit publik dhe institucional për funksionalizimin e saj, ishte përmendur edhe nga deputeti dhe ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Ai kishte deklaruar se Bislimi i kishte thënë se “pavarësisht kostos financiare, e rëndësishme është të trajtohen mbetjet shtazore”.

Hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim dhe deri tani nuk janë dhënë detaje shtesë nga organet e drejtësisë. 

Scroll to Top