Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 qershor 2025
Policia e Kosovës fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për 350 pozita të lira për zyrtarë policorë.
Aplikimi bëhet sipas kushteve të përcaktuara në konkursin zyrtar.
Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:
a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
b) Të jetë i moshës 18-30 vjeç;
c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.
Aplikimi në konkursin për zyrtarë policor mund të bëhet në dy mënyra: Aplikimi online ose aplikimi në formë fizike.