Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
16 qershor 2025
Kryedemokrati Sali Berisha nuk është paraqitur këtë të hënë (16 qershor) në SPAK në përmbushje të masës “detyrim paraqitje”.
Shkak për këtë mungesë është bërë gjendja shëndetësore e kryedemokratit.
Ky i fundit akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme vendosi që më 30 qershor, në orën 10:00, të zhvillohet seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.
Në këtë dosje janë marrë të pandehur pesë persona: ish-kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, si dhe Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.