Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
16 qershor 2025
Në orën 02:34 të mëngjesit të sotëm Maqedonia e Veriut u godit nga një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.
Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme. Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje.
