Shqipëria, qendër e diplomacisë”/ SEECP mbahet nesër në Tiranë, reagon Rama

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

15 qershor 2025

Nën kujdesin e presidentit Bajram Begaj të hënën në Tiranë, mbërrijnë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria.

Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE” është tema e këtij sesioni plenar që do të hapet nga Presidenti Begaj në cilësinë e Kryetarit në detyrë të Samitit të SEECP.

Kryeministri Edi Rama bëri një koment përshëndetës për këtë samit.

Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore #SEECP. Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”.

SEECP konsiderohet si një platformë e rëndësishme e Bashkëpunimit Rajonal dhe e Integrimit Europian.
Shqipëria si kryesuese e radhës e SEECP për periudhën qershor 2024 – korrik 2025 nën sloganin “Formësimi i së ardhmes sonë evropiane” ka kontribuuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, për zbatimin e objektivave të Tregut të Përbashkët Rajonal, si dhe duke përshpejtuar procesin e integrimit evropian.

Sipas një njoftimi të presidencës shqiptare, Samiti i SEECP që do të mbahet të hënën në Tiranë do të shërbejë për nxitjen e Stabilitetit dhe Prosperitetit me ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve dhe integrimin në BE.

Scroll to Top