Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
14 qershor 2025
Vuçiç: Anëtarësimi në BE nuk po bazohet në merita.
Presidenti Vuçiç deklaroi në Forumin e Pragës se hyrja e Serbisë në BE është para së gjithash një çështje politike, jo një çështje merite siç shprehen zyrtarët e Brukselit kur bëhet fjalë për anëtarësime të reja. Vuçiç tha se askush në botë nuk beson që Tirana e Podgorica janë më të zhvilluara sesa Beogradi.
“Njerëzit në Evropë flasin vazhdimisht për një qasje të bazuar në meritë për shtetet e reja që duhet të anëtarësohen në BE. Kjo nuk ka qenë kurrë kështu. Nëse e mbani mend situatën me anëtarësimin e Rumanisë, të Bullgarisë, ishte një vendim politik, jo diçka e bazuar në meritë. Duke folur për këtë qasje të bazuar në meritë, ju po na thoni neve se Tirana e Podgorica janë më të zhvilluara se Beogradi. Asnjë njeri në botë nuk e beson këtë”, tha Vuçiç.
Kreu i shtetit serb solli si shembull edhe optimizmin ndaj BE-së te shqiptarët:
“Rreth 20 vjet më parë, 80% e popullsisë serbe ishte në favor të anëtarësimit në BE, ndërsa sot vetëm 40% janë pro. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Serbinë, të njëjtin problem keni në Maqedoninë e Veriut me një ndarje të madhe mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Shqiptarët mbështesin 80% hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE ndërsa maqedonasit si popull janë si serbët, ende skeptikë”, është shprehur Vuçiç.
Vuçiç mohoi aludimet se ai po furnizonte me armë Ukrainën.