Analizë/ Trump dëshiron që Irani të përkulet, por a është i përgatitur ta ndjekë Netanyahu-n deri në fund

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

14 qershor 2025

Ndërsa presidenti amerikan është mbështetur në përdorimin e forcës si një mjet negociues për programin bërthamor të Iranit, një strategji e tillë rezulton shumë e rrezikshme.

Kjo është një nga pyetjet kryesore të ngritura nga përshkallëzimi i paparë i dhunës pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit gjatë natës nga e enjtja deri të premten: pse Uashingtoni dha dritën jeshile.

Cituar të premten nga Wall Street Journal, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se ishte në dijeni të planeve të shtetit hebre për të nisur sulme kundër Teheranit.

Vetëm pak ditë më parë, megjithatë, ai i bëri thirrje aleatit të tij izraelit të mos e godiste Republikën Islamike për sa kohë që kishte një shans për të arritur një marrëveshje mbi programin bërthamor iranian.

Ndryshe nga të gjitha pritjet, telefonata e zhvilluar të hënën midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump, madje trajtoi koordinimin midis dy vendeve para sulmit, ndërsa presidenti amerikan bëri sikur e përmbajti atë, thanë zyrtarët izraelitë të cituar të premten nga media Axios.

Ne kishim një dritë jeshile të qartë nga Shtetet e Bashkuara”, tha njëri prej tyre.

Duke e detyruar Iranin të ndërhyjë

Ndërsa shkalla e përfshirjes së tij në operacion mbetet e paqartë, disa vëzhgues besojnë se Uashingtoni luajti një rol të madh.

“Shtetet e Bashkuara me shumë mundësi i dhanë Izraelit mbështetje të konsiderueshme të inteligjencës ndërsa po e planifikonte atë”,sugjeron Nicholas Heras, drejtor i strategjisë në Institutin New Lines.

Si mund ta shpjegojmë qëndrimin e administratës Trump

Ndërsa llogaritjet e Izraelit janë të qarta – për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit dhe për ta gjunjëzuar regjimin iranian – presidenti amerikan është mbështetur në përdorimin e forcës si një mjet negociues.

Kjo strategji pasqyrohet qartë në deklaratën e tij të publikuar të premten në rrjetin e tij Truth Social. “Dy muaj më parë, i dhashë Iranit një ultimatum 60-ditor për të bërë një marrëveshje. Ata duhej ta kishin bërë! Sot është dita e 61-të. U thashë atyre çfarë të bënin, por ata nuk e bënë. Tani ata mund të kenë një shans të dytë!”, shkruan ai.

“Presidenti Trump dëshiron të përdorë sulmet izraelite për të ushtruar presion mbi iranianët në negociatat SHBA-Iran”, thekson Nicholas Heras. “Në thelb, Izraeli është ‘polici i keq’ dhe SHBA-të janë ‘polici i mirë.

Scroll to Top