Izrael-Iran, goditet rezidenca e Khamenit, IDF: Nëntë shkencëtarë të tjerë bërthamorë të eliminuar

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

14 qershor 2025

Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme me raketa gjatë natës, me shpërthime të dëgjuara në Tel Aviv, Jerusalem dhe Teheran. Irani nisi valë sulmesh me raketa si hakmarrje për sulmet izraelite që kishin në shënjestër objektet bërthamore dhe bazat ushtarake iraniane të premten.

•Raketat balistike goditën pjesë të ndryshme të Izraelit gjatë natës, me një sërë alarmesh të lëshuara për publikun që të strehohej. Tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, sipas zyrtarëve izraelitë dhe mediave lokale

•Përfaqësuesi i Iranit në OKB thotë se 78 persona u vranë dhe të paktën 320 u plagosën nga sulmet izraelite të së premtes, “shumica dërrmuese” prej tyre janë civilë

•Raketat izraelite goditën rezidencat e disa zyrtarëve të lartë të ushtrisë në kryeqytetin e Iranit, duke vrarë ndër të tjerë Komandantin e njësisë speciale ushtarake të Gardës Revolucionare, Hosein Salami dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Mohamed Bageri.

•Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio tha se Shtetet e Bashkuara nuk ishin përfshirë në këtë operacion. Reagime të shumta ka pasur edhe nga liderët botërorë.

Scroll to Top