Tërnava ironizon me Kurtin: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mbarë e mirë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

06 qershor 2025

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës priti kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Gjatë takimit, Muftiu Naim Tërnava, me ironi, u shpreh se kishte menduar të ftonte të gjithë deputetët për të prerë nga një kurban, me shpresën se kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e ngërçit politik

Desha t’i ftojë të gjithë deputetët e parlamentit ta premë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, tha Tërnava, teksa në anën tjetër dëgjohet Kurti duke thënë “rrogat po iu ecin.

Scroll to Top