“Në Londër janë futur GPS në zarfe dhe u vodhën”/ Balla i përgjigjet Nokës: O Flamur, kjo është e dënueshme, shko në SPAK

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

05 QERSHOR 2025

Me debate është shoqëruar kjo seancë parlamentare, mes deputetit të PD Flamur Nokës dhe ministrit Taulant Ballës.

Noka pretendoi se shqiptarët e diasporës në Londër, kanë futur GPS në zarfet e votave, të cilat nuk kanë mbërritur farë në Shqipëri.

Në përgjigje, Balla tha se kjo është vepër penale e dënueshme, por nëse është e vërtetë tha ai, duhet denoncuar në SPAK.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka ngritur shqetësimin për manipulim të votave të diasporës, duke deklaruar se shqiptarë që jetojnë në Londër kanë futur pajisje gjurmimi GPS në zarfet e votave, të cilat sipas tij nuk kanë mbërritur fare në Shqipëri.

Në reagim ndaj këtyre pretendimeve, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cilësoi akuzat si të rënda dhe potencoi se nëse ato janë të vërteta, përbëjnë një vepër penale e cila duhet të denoncohet menjëherë në SPAK.

“Është një akuzë e rëndë që duhet trajtuar nga organet kompetente. Nëse ka fakte, duhet të shkohet në SPAK,” deklaroi Balla.

Ndërsa Noka përpiqej të vijonte me deklaratat e tij, duke përmendur edhe raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, ministrja Elisa Spiropali e ndërpreu, duke theksuar se diskutimi i tij nuk kishte të bënte me procedurën që po shqyrtohej në atë moment.

Debati u zhvillua në një seancë plenare të tensionuar, ku opozita akuzoi mazhorancën për parregullsi dhe manipulim të votës së diasporës në zgjedhjet e fundit.

Scroll to Top