Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
05 qershor 2025
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, myftiu i Kosovës Naim Tërnava gjatë ditës së sotme përmes një konference për media do të bëjë mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Sipas njoftimit, ky mesazh do të jepet në Sallën e Fakultetit të Studimeve Islame, me fillim nga ora 11:00.
Dje Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftoi besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025.