”Shqipëria, një hap larg BE-së”, Kos: Vendi ka një mundësi reale për anëtarësim në vitin 2029

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

04 qershor 2025

Në fjalën e saj në Komisionin e jashtëm të  Parlamentin Evropian, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos deklaroi se brenda vitit 2029 Shqipëria mund të ulet e barabartë mes 27 vendeve të unionit

Ajo theksoi se është e gatshme të anëtarësoj të paktën një vend brenda këtij mandati.

“Kemi një mundësi reale që të sjellim  një apo më shumë vende candidate  ne vijën  e  finishit gjatë këtij mandati.  Me Shqipërinë, kemi hapur tashmë 24 kapituj, vetëm në dy muajt e fundit kemi  hapur  grupkapitullin  e dytë dhe të tretë . Kemi parë përparim konkret dhe jam e  bindur që do të shohim edhe më shumë arritje para përfundimit të këtij semestri. Disa vende kandidate e kanë kuptuar se momenti i ri për zgjerimin është serioz dhe po i zbatojnë reformat më shpejt se kurrë më parë”, tha Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos.

Kos vlerësoi punën e bërë deri më tani në lidhje me zbatimin e reformave, por nënvizoi se procesi bazohet në meritë.

“Uniteti vjen edhe nga vlerat e përbashkëta. Kjo është arsyeja pse këmbëngulim që procesi të bazohet në meritë. Vendet kandidate duhet të zotërojnë

Kos vlerësoi punën e bërë deri më tani në lidhje me zbatimin e reformave, por nënvizoi se procesi bazohet në meritë.

“Uniteti vjen edhe nga vlerat e përbashkëta. Kjo është arsyeja pse këmbëngulim që procesi të bazohet në meritë. Vendet kandidate duhet të zotërojnë reformat e tyre, të ndërtojnë institucione demokratike të qëndrueshme dhe ekonomi të qëndrueshme. Në të gjitha këto, sundimi i ligjit dhe vlerat themelore janë të panegociueshme”, u shpreh Kos.

Pak ditë më parë në një konference në Bruksel, Komisionerja deklaroi se vendi ynë  do të hapë të gjithë kapitujt negociues brenda muajit qershor

Scroll to Top