Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
04 qershor 2025
Të premten Kurban Bajrami, BIK-u tregon kohen e faljes së namazit
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Namazi i sabahut falet duke filluar nga ora 04:20.
“Ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste do ta mbajë dr. Besnik Llumnica – imam në Xhaminë e Bardhoshit, Komuna e Prishtinës. Namazi i Kurban Bajramit, falet në orën 05:35. Namazit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban-Bajramit – do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 6 qershor 2025, Kryesia e BIK-ut, siç është traditë, organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë, nga ora 09:00 deri në 12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke iu lutur Zotit që t’i pranojë lutjet dhe adhurimet tona.